Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë. Lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus.
Stomaku ka formën e një qeseje. Madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe seksit. Ai është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra.
Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh: Gastrit akut, ku cipa e tij infektohet, pezmatohet, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave, nga traumat e substancave kimike të sendeve ushqimore të prishura, sidomos kur veprohet kundra rregullave të higjienës.
Kur hahet shumë, kur nuk përtypet mirë ushqimi nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, tepër të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, kafe, hudhra, salcë.
Gastriti akut ka këto shenja: dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, gromësira, djegie dhe dhimbje në stomak.
Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta.
Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndim në bark, gromësira, thartira, dhimbje koke dhe rrallë herë gjakderdhje. Ulçera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohet puçra në cipën e stomakut.
Trajtime alternative
Për ulçerën përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë. 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. Përzihen bashkë derisa formohet një lloj kremi. E mbani në një enë plastike në frigorifer. Konsumoni çdo vakt nga 1 luë gjelle para buke.
Një lugë çaj Nenexhik i copëtuar vendoset në një copë leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthizë ku mbahet disa orë, derisa të pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.
Lëngu i lakrës (turshi) ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut e për ulçerën, duke pirë çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj resht. Gjatë mjekimit nuk pihen pije alkoolike dhe duhan.
50 gr patate qërohen dhe shtrydhen duke u munduar të nxirret krejt lëngu, I cili pihet esëll për 6 javë rresht.
Për shërimin e stomakut merrni 50 gr lëng panxhari të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronice. Përzihen në një enë. Lihen në atë enë për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastritit, hiperacideve, për shërimin e ulçerave në stomak etj.
Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lugë lule basani të thara e të grimcuara. I zieni për 20-30 min. pasi të ftohet e kullojmë dhe e shtryshim. Pihet gjatë ditës 1 ose 2 gota ujë të vakët dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Zieni 2 lugë kafeje me gjethe të thara e të grira të manaferrës për 10-15 min. kullojeni dhe pijeni 2-3 gota në ditë para buke.