Kryesore

Nesër Bjellorusi-Shqipëri, Reja: Na duhen 4 pikë në dy ndeshje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:26 - 03/09/20 |
mapo.al

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli nga konferenca për shtyp para ndeshjes kundër Bjellorusisë. Italiani mendon se nëse merr 4 pikë në ndeshjen ndaj bjellorusve dhe Lituanisë do të jetë shumë mirë për kuqezinjtë.



Formacioni – “Besoj se do të luajnë lojtarët e zakonshëm, sepse nuk kemi kohë për eksperimente. Kemi humbur edhe miqësoret në mars për shkak të pandemisë, prandaj do të ketë kohë për lojtarët e rinj dhe për eksperimente.


Problemi – “Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve, por jam i kënaqur me grupin, pasi ka një raport të mirë mes lojtarëve dhe stafit teknik. Ndeshja është shumë e rëndësishme, kemi punuar mirë. Kjo është një ndeshje zyrtare, mbetet për t’u parë si do të paraqitet skuadra. Ndërsa për gjendjen fizike në stërvitje, jam i kënaqur”.



Mungesa e Memushajt – “Sigurisht që do të jetë e vështirë pa cilësinë e Memushajt, mungesa e tij më shqetëson. Do të shpresojmë të Qazim Laçi, ose Abrashi. Kanë cilësi të ndryshme secili lojtar, por që mund ta bëjnë mirë këtë rol”.

Lexo edhe :  Koronavirusi, Komiteti i Ekspertëve analizon situatën: Masat lihen në fuqi


Mbrojtja me Hysajn me 3 – “Hysaj nuk do ta luajë në qendër të mbrojtjes, pasi ai vrapon shumë dhe në krahun e tij është një vlerë e shtuar. Nuk e kam problemin te Hysaj, problemin e kam të krahët e mesfushës, ajo është dilema më e madhe”.


Sulmi – “Cikalleshi gjithashtu është një lojtar që vrapon shumë dhe e njeh portën, ashtu si Sadiku dhe mund t’i luaj së bashku. Edhe Balaj është në formë të mirë, pasi ka shënuar rregullisht. Mua më shqetëson mbrojtja më shumë se sulmi”.

Një fitore, një barazim – “Do të ishte mirë të merrnim 4 pikë në dy ndeshjet e para, pasi të dy rivalët tanë po kalojnë një formë të mirë futbollistët e tyre luajnë rregullisht”.

2


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas