Aktualitet

Nesër “Dita pa makina”, ja kush janë rrugët e Tiranës që do bllokohen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 21/09/21 |
mapo.al

Të mërkurën e 22 shtatorit, Bashkia e Tiranës do të rikthejë nismën ambientaliste të njohur si “Dita pa makina”. Shumë rrugë të qytetit do të jenë të bllokuara, ndërsa lëvizja mund të bëhet vetëm pwrmes biçikletave.






Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të kryeqytetit.


Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:







  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.



3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:



  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

13


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas