Ditën e martë OSHEE do të ndërpresë energjinë elektrike në disa zona të Tiranës. Për shkak të punimeve që po bëhen, OSHEE thotë se nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 15:30 do të shkëputë energjinë elektrike.
Ndërprerje të energjisë do të ketë në zonat si më poshtë:
09:00-13:30
Rruga ‘Agush Gjergjevica’, rruga ‘Todi Shkurti’, rruga ‘Budi’ si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti
09:00-15:00
Rruga ‘Hoxha Tahsim’, pjesërisht Sheshi i Xhamllikut
09:00-15:30
Rruga ‘Riza Jaha’, rruga ‘Qema Stafa’.