Aktualitet

Nesër hapen baret dhe resorantet, rregullat që duhet të dini





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 17/05/20 |
mapo.al

Nesër hyjnë në fuqi vendimet e reja për lehtësimin e masave ndaj COVID-19, me hapjen e bareve dhe restoranteve!


Pas disa muajsht të mbyllur, baret dhe restorantet do të hapen më në fund për të vijuar aktivitetin e tyre edhe pse mbi bazën e disa rregullave strikte për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Sipas udhëzimeve të përkohshme publikuar nga e-albania, përgjegjësit e lokalit kanë për detyrë të verifikojnë simptomat e të gjithë punonjësve, si dhe të ndalojnë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.


Brenda kafeneve/restoranteve nuk do të lejohet më shumë se një klient, ndërkohë që jashtë klientët duhet të respektojnë distancën.


Klientëve do t’u rekomandohet pagesa me kartë, për të shmangur kontaktin përmes parave.

Qeveria ka parashikuar hapjen e restoranteve dhe bareve pas 18 majit, por një shqetësim për pronarët e bizneseve të këtij sektori është edhe kufizimi i orarit, pas rihapjes ata do të qëndrojnë të hapur deri më orën 17:30. Për këtë ata kërkojnë shtyrjen e orarit deri në 1:00 pas mesnate.

Më tej kërkohet ulja e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit si dhe subvencionimin e normave të interesit për kreditë aktuale që ka biznesi.

Më poshtë mund të shihni rregullat e plota: 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas