Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e hënë ankimimin e Partisë Uniteti Kombëtar, për çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit. Kërkesën e partisë së Idajet Beqirit KQZ e rrëzoi, ndërkohë që tashmë do të vendosë Kolegji Zgjedhor.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor pritet me interes, pasi do të vendoset nëse pranohet ankesa për çregjistrimin nga zgjedhjet apo rrëzohet. Nëse kërkesa pranohet, atëherë Kolegji Zgjedhor pranon dekretin e Presidentit. Çdo vendim që do të marrë Kolegji Zgjedhor pritet të sjellë të tjera debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Presidenti Ilir Meta anulloi zgjedhjet e 30 qershorit me dekret. Pikërisht dekreti i Metës nuk u njoh nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Kjo situatë ka bërë që të gjitha bashkitë e djathta të kërkojnë zhvendosjen e KZAZ-ve, pasi data e zgjedhjeve është anulluar.