Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja. Garo tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit.
Mesazhi i plotë
I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,
Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.
Kuvendi hap punimet në orën 10:00.
Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.
Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.
Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.
Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!