Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e fundjavës zhvillimet e fundit politike
Sot duket se ka nisur një epokë e re në PD dhe Opozitën shqiptare, ku për herë të parë në 30 vite, Sali Berisha është futur në Kuvend, jo si pjesë e forcës politike që vetë ka themeluar.
Por ish-kryeministri premton se nuk do ta njohë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij, dhe se do të bëjë gjithçka për kthimin e partisë në legjitimitet.
Ai ka akuzuar se ka një pazar mes Ramës dhe Bashës. Çfarë mund të ndodhë në PD dhe si do të jetë e ardhmja e demokratëve.
Nesër në Mapo Weekend do të gjeni suplementin ‘LETRAR‘ me proza dhe poezi. Gjithashtu mund të lexoni komente dhe analiza mbi çështjet më aktuale në vend.