Aktualitet

Nesër në Mapo Weekend: PD ndryshon strukturat në çdo nivel














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:24 - 16/07/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e fundjavës situatën në Partinë Demokratike.






E imponuar dhe nga humbja e 25 prillit PD duket se do të ndryshojë në të gjitha nivelet e saj që nga kryesia në qendër e deri te grupseksionet në bazë.


Nesër mblidhet kuvendi kombëtar i cili do të zgjedhë më pas Këshillin që voton kryesinë e partisë dhe sekretariatet.







Partia më e madhe e opozitës me anë të një raporti të paraqitur në kryesi ditën e enjte pranoi se nuk ishte vetëm manipulimi i votave që çoi në humbjen e zgjedhjeve, por edhe performanca e drejtuesve të qarqeve, shumë prej tyre me pozicione të larta në hierarkinë e PD-së.



MAPO ka marrë në shqyrtim votat në çdo qark duke i krahasuar me ato të vitit 2013 nga ku nxirret si përfundim se rezultatit të atij viti i janë afruar vetëm disa qarqe. Analiza, çfarë nuk funksionoi dhe çfarë duhet të ndryshojë PD.

Lexo edhe :  Intervista - Mapo nesër: Berlini nuk e njeh “Open Balkan”


Nesër në numrin e fundjavës në Mapo Weekend do të gjeni suplementin ‘LETRAR’ me shkrime, poezi dhe proza.

Gjithashtu në Mapo Weekend mund të lexoni komente dhe analiza mbi çështjet më aktuale.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas