Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e fundjavës situatën kaotike dhe dëshpëruese që është krijuar në afganistan, kryesisht në Kabul pas marrjes së pushtetit nga talebanët, si dhe mundësitë në vendin tonë për pritjen e tyre.
Në vorbullën e ngjarjeve që rrodhën në Afganistan u përfshi dhe Shqipëria. Si pasojë e detyrimeve të NATO-s, se ia kërkuan partnerët, apo për shkak të traditës kjo pak rëndësi ka.
Debati që lindi nga hiçi ka përfshirë thuajse të gjithë shqiptarët. E megjithatë në rast se kthehemi 30 vjet mbrapa, do na duhet të kujtojmë burgjet politike, ekzekutimet pa gjyq, imponimin e stilit të jetës që vinte nga “talebanizmi” i kuq.
Gjithsesi pavarësisht dëshirës së mirë, duket se kushtet dhe aftësitë e Shqipërisë për të pritur shifra të larta emigrantësh janë tejet të kufizuara.
Nesër në Mapo Weekend do të gjeni suplementin Letrar me shkrime dhe poezi. Gjithashtu mund të lexoni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.