Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e fundjavës Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që po ndajnë fatin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.
Më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE nuk arriti dot të marrë një vendim për çeljen zyrtare të negociatave për dy vendet e Ballkanit.
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut mbajti peng edhe Shqipërinë. Kryeministri Rama e quan dështim të BE-së.
Nesër në Mapo Weekend, do të gjeni suplementin ‘Letrar’ me shkrime, poezi dhe proza.
Gjithashtu nesër në Mapo do të keni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.