Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nesër protestë paqësore, Berisha: Nuk pranojmë asnjë akt dhune, s’do preket askush

by mapo.al
07/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, garanton se nuk do të ketë dhunë në protestën e nesërme te Partia Demokratike. 

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se dyert e hekurta do të hapen me pajisje të posaçme, ndërsa deklaroi se nuk do të preket askush nga personat që ndodhet brenda selisë së PD. 

“Protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time dhe po shkoj në mënyrë paqësore. Do përdoren mjete që hapin deyrt e hekurta. Ajo nuk është dhunë, por hapje në moral dhe në ligj e derës së shtëpisë tënde. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk shkojmë ne të cënojmë njeri aty. Ai është shkarkuar dhe po përdor milionat e plaçkitura për karrigen e tij. Ai po e mban me dhunë selinë, po e mban me banda, me mercenarë. Ata kanë kërcënuar, zëdhënësit më të afërt të tij, kanë thënë se do të ketë viktima. Këto fjalë s’i keni dëgjuar nga ne. Kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojmë. Ne shkojmë paqësisht. Dyert do t’i hapim. Po i hapi Lulzim Basha, nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë asnjë punonjës, është shtëpia jonë, janë punonjës të PD ata”, u shpreh Berisha. 

Berisha sqaroi edhe rolin e Gjykatës në shqyrtimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.

“Ne jemi bashkë në garë, numërojmë votat, kontestojmë dhe shkojmë në gjykatë për kontestimin që kemi për votat. Gjykata ka rol vetëm në një moment, ky statut që vjen është apo jo në përputhje me Kushtetutën”. 

Berisha tha se mbështetësit e Lulzim Bashës janë njerëz jo të lirë dhe paralajmëroi  se shqiptarët do të njihen me emrat e tyre shumë shpejt. 

“Zoti Basha është thjesht një deputet i PD. Nga ana tjetër është figura politike më e diskredituar në historinë politike të Shqipërisë në 30 vite. Ka disa njerëz që e mbështesin. Do i mësoni ju shumë shpejt dfelegatët e tij, servir mashtrime të paimagjinushme. Falenderoj gazetarin e Syrit që numëroi karriget dhe ishin 1958 karrige. Por do të mësoni edhe se kush janë emrat. Gjithçka fake. Për të gjitha këto, ati nuk përbën një problem për PD. Çfarë janë mbështetësit e tij? Nuk janë njerëz të lirë. Me analizë të garantoj se 90% e tyre janë njerëz jo të lirë dhe gradualisht ky revolucioin do të sqarojë çdo shqiptar se çfarë përfaqëosjnë, interesa të tyre të lidhura me qeverinë.

Të jap një shembull, kush është komanduar kryetar i PD në Durrës? A keni pyetur? U komandua njeriu që ka tenderin e rimorkiove të Portit, një tender i madh, s’kam asgjë me Luanin që ka tenderin. Por kam diçka shumë më tepër sepse me atë tender kanë marrë pjesë kompani më të mëdha të botës dhe Edi Rama zgjodhi Luanin. Durrësi është shdërruar në aferën miliardëshe.

Aferë që dokumentet faktojnë se është i zhyer edhe Lulzim Basha. Njëherë na tha që menaxheri i kompanisë së arabit kishte përfaqësues në Shqipëri menaxherin e kompanisë së Lulzim Bashës. Ai deklaroi se dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë në Durrës në një përzierje të neveritshme aksionesh. A mundet që PD të ngelet peng i këtyre?”, tha Berisha.

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

07/07/2022
Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’
Politika

Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’

07/07/2022
Protesta e Berishës/ Reagon Yuri Kim: Protesta të jetë paqësore dhe të zbatohet ligji
Politika

Protesta e Berishës/ Reagon Yuri Kim: Protesta të jetë paqësore dhe të zbatohet ligji

07/07/2022
Next Post
CIA: Kina gënjeu për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë njoftimet për tërheqjen e mundshme të forcave amerikane nga Evropa Lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In