Aktualitet

Nesër rihapen qendrat tregtare, çfarë duhet të dini





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:38 - 10/05/20 |
mapo.al

Nga 11 maji, (nesër) nisin aktivitetin edhe një pjesë e dyqaneve të qendrave tregtare.


Por, në situatën aktuale hapja e tyre do të funksionojë nën një protokoll të caktuar masash higjieno-sanitare.


Në portalin e-albania zbardhet edhe protokolli:


Një vizitor mund të qëndrojë vetëm maksimumi 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë.


Qendra tregtare do të informojë vizitorët paraprakisht për limitin e fashës orare.

Qendrat tregtare do të kenë dyer elektrike dhe do të përcaktohet vetëm një hyrje dhe një dalje, pra lëvizja e vizitorëve do të jetë vetëm në një drejtim.

Të gjitha pikat e hyrjes në qendër do të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.

Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare.

Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë do të pastrohen shpesh me dezifektantë (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas