Aktualitet

Nesër rikthehet Bundesliga, të gjithë sytë te derbi i Ruhrit, Dortmund-Schalke





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 15/05/20 |
mapo.al

Politika dha dritën jeshile për të rifilluar futbollin në Gjermani dhe vetëm pak orë më vonë federata vendosi që gjithçka të nisë më 16 maj.


Topi do të nisë të rrotullohet në dy kategoritë më të mëdha fundjavën e ardhshme, teksa 36 klubet kanë marrë një letër informuese nga shefi ekzekutiv i federatës gjermane të futbollit, ku bëhet e ditur se Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të rinisin më 16 maj 2020.


Lajmi i madh i rifillimit të kampionatit u shoqërua më pas me kalendarin javor. Gjithçka rinis aty ku u ndalua, me javën e 26-të në program për t’u luajtur.


Bundesliga rikthehet që në fillim me përballjen e zjarrtë Borussia Dortmund–Schalke 04, derbi i magjishëm i Ruhrit.


Federata u ka bërë thirrje ekipeve që të vendosen në karantinë, duke nisur që këtë fundjavë. Karantina do të kryhet në qendrat stërvitore me ekipet që duhet të qëndrojnë të grumbulluara ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe testet e herëpashershme.

Java e 26-të

16 maj (15:30)

Borussia Dortmund-Schalke 04
RB Leipzig-Freiburg
Hoffenheim-Hertha Berlin
Fortuna Dusseldorf-Paderborn
Augsburg-Wolfsburg
Eintracht Franfurt-Borussia Monchengladbach (18:30)

17 maj
Koln-Mainz (15:30)
Union Berlin-Bayern Mynih (18:00)

18 maj
Werder Bremen-Bayer Leverkusen (20:30)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas