Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nesër, samit virtual BE-Ballkani Perëndimor

by mapo.al
05/05/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet më 6 maj 2020 në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor. Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Samiti do të ofrojë një mundësi tjetër për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në këto kohë krize.



Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së dhe Bashkimi Evropian vendosi më 29 prill të ofrojë së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve një paketë me vlerë mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën e koronavirusit.

Kjo paketë synon të mbështesë masat shëndetësore urgjente si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike prej vështirësive të shkatuara si rezultat i pandemisë COVID-19.

 Solidaritet dhe investime

Përveç kësaj mbështetjeje të përforcuar, Komisioni do të nënvizojë në takimin BE-Ballkani Perëndimor të 6 majit 2020 edhe parametrat e gjerë të mbështetjes afatgjatë që do të prezantohen në vijim të këtij viti në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimesh për rajonin.

Sikurse ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, BE-ja ka “një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë pandemi partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre është qartësisht në Bashkimin Evropian.

BE po mobilizon një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë. Sipas von der Leyen, së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të shërohemi. Dhe përtej kësaj ne do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre në BE, pasi rimëkëmbja do të funksionojë në mënyrë efektive vetëm, nëse vendet vazhdojnë të kryejnë angazhimet e tyre.

 Fazë e re bashkëpunimi

Pjesëmarrësit në takim do të shkëmbejnë mendime mbi fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për të trajtuar ndikimin e fuqishëm socio-ekonomik të krizës së COVID-19, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe mënyrën e menaxhimit më të mirë të sfidave të sigurisë.

Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Në takim do të marrin pjesë edhe Andrej Plenković, kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Bankës Botërore, Bankës Evropiane e Investimeve dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal./D.W

Tags: be-ballkani perendimorpandemiasamiti

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Kina raporton vetëm 1 rast të ri me koronavirus

Kina raporton vetëm 1 rast të ri me koronavirus

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In