Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka shtyrë vizitën e planifikuar në Tiranë. Sipas News24, shkak për shtyrjen e vizitës, raportohet të jetë vdekja e ministrit izraelit David Azulai.
David Azulai ishte ministër për Shërbimet Fetare në Izrael. Benjamin Netanjahu do vizitonte Shqipërinë më 1 nëntor.
Vizita në Tiranë, do të ishte stacioni i parë i një turneu të Netanjahut në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.
“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin”, shkruajtën mediat izraelite.