Aktualitet

Netanyahu: Faleminderit Shqipëri për mbështetjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 16/05/21 |
mapo.al

“Faleminderit që qëndruat fort me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke tundur flamujt e vendeve që mbështesin sulmet izraelite në territoret palestineze dhe Rripin e Gazës






Midis njëzet e pesë flamujve të dukshëm në cicërimën e Netanyahut ishin dhe ato të tre vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.


 







Në vendin e dytë, menjëherë pas flamurit të Shteteve të Bashkuara, është flamuri i Shqipërisë, i pesti me radhë është flamuri i Bosnjës dhe i 21 është flamuri i Maqedonisë Veriore.



 



 

Ndërkohë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.

Lexo edhe :  Nishani: Nëse ka fakte kundër Berishës, jam i pari që do distancohem

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar në rrjetet sociale Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

1


Etiketa: , ,

Pas