Pa kaluar ende 3 javë nga vdekja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, Covid-19 i ka marrë jetën edhe bashkëshortes së tij.
Lajmi bëhet i ditur nga i biri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Lamtumirë mama.Tani je afër burrit tënd të jetës që aq shumë e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet të rrinit të ndarë për shumë kohë. Më keni lënë uratën të dy dhe do të më mbroni e drejtoni nga lart duke qenë ëngjëjt e mi mbrojtës.
Premtoj që do ndjek gjurmët tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe të mamasë siç më keni edukuar ju me dashuri, me punë, me respekt, me fisnikëri, me ndershmëri, me përulësi e me vetëpërmbajtje. Ju qoftë dheu i lehtë të dyve!” – shkruan Fatjon Shqerra.
Postimi i Fatjon Shqerra në “Facebook”:
Etiketa: Hyqmet Shqerra, Pandemia COVID-19