Kryesore

Nevoja e dëshpëruar për të politizuar gjithçka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 08/04/21 |
Mapo.al

Nëse nga qielli ja beh një shi i imët pranveror dhe prish një takim elektoral të Edi Ramës, ai saora do ta politizojë. Shiu i Saliut dhe Ilirit që kërkon të na ndalë në rrugën tonë të sukseseve, po ne do ja dalim, ne nuk lagemi – do shpallte kryeministri.






Po kjo nuk mbyllet këtu. Vihet sakaq në punë një makineri e madhe propagandistike, me dhjetra media e analistë, që pasi kanë marrë këtë ushqim nga bosi, e tjerrin dhe e tjerrin, e synojnë ta ndajnë opinionin më dysh, me shpresën të gjejnë 1 përqind më shumë konsensus, se po; shiu nuk duhej, shiu ishte një sabotim, ishte një grusht shteti, dhe pas kësaj fshihet Saliu me Ilirin.


Larg qoftë, në rëntë një gjethe e madhe rrapi në ndonjë shesh zgjedhor ku ai po mban kumtin e përditshëm disa orësh, e t’i shkojë në mikrofon, a diku që t’i tërheqë vemendjen, do shohim se është pikërisht Saliu me Ilirin që po shkundin degët, dhe më e rënda nga të gjitha, Luli që nuk bëzan, nuk mban një qendrim për këtë coup-d’etat ndaj tij, për këtë shkop nën rrota ndaj Shqipërisë.







Eshtë e kuptueshme se Edi Rama ka nevojë të dëshpëruar të politizojë gjithçka, për të krijuar mjegull e për të intoksikuar llogjikën e ftohtë të njerëzve. Me vlerësim e analizë të esëllt, në zgjedhjet që po vijnë ai dhe rilindja s’do të merrnin dot as votën e anëtarësisë së PS.

Lexo edhe :  Krisje me Ramën? Albin Kurti: Jemi takuar në Slloveni, Tiranë e Dhërmi


Për të mbajtur militantët zgjuar, ai do të hedhë shkarpa çdo ditë që ndezur të rrijë zjarri i luftës politike. Dhe kur t’i lypset të nxjerrë edhe Ushtrinë. Që ata, besnikët, dhe ndonjë popull tuhaf, të shquajnë djajtë që vijnë vërdallë, e ky të mos duket si më sataniku në qarkullim.



Eshtë kjo arsyeja që kriza e Rinasit i erdhi kaq për shtat, dhe ka dy ditë që e mih dhe e vadit atë tokë për të ngulur thellë rrënjët e tensionit, të betejës, të forcave të errëta që po i hidhen në fyt këtij përparimtari. Dhe ja ku jemi, i gjithë opinioni publik i angazhuar jo me thelbin e çështjes, por me gjykim etik e moral, duke i linçuar kontrollorët. A thua se problemin nuk e shkaktoi qeverisja dhe ministrja e tij, e cila ka qënë 6 vite drejtoreshë e këtyre milionerëve, dhe ka pasur pagën dyfish më të madhe se ata.

Por Rama e shmang argumentin, si temjanin. Ai nxit emocionet e turmës. Dhe tani po e paraqet sikur me 25 prill do të votohet mes tij dhe kontrollorëve sabotatorë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas