fbpx

Sport

Neymar “hap krahun” te PSG, humbet fronin e “mbretit”






               Publikuar në : 14:37 - 06/09/19 |
mapo.alm

Trajektorja e Neymar Jr. te PSG ka kaluar nga ekstremi në ekstrem. Gjithçka ka ndodhur në vetëm në një vit e gjysmë, nga koha kur ylli brazilian shiti më shumë fanellat në historinë e klubit parizien deri te dorëzimi i këtij “rekordi”. Siç konfirmohet nga burime pranë kampionëve të Ligue 1, kjo ka qenë (deri tani) vera më e keqe e shitjeve të fanellave me numrin 10. Dhe është e kuptueshme kjo situatë, sepse askush nuk mendoi që Neymar do të mbetej te PSG.


Që nga mbërritja në Paris, në vitin 2017, Neymar ka thyer të gjitha rekordet e shitjeve në kryeqytetin francez. Në vetëm gjashtë orë, një ditë pas nënshkrimit me parizienët, u shitën më shumë se 86.000 fanella të brazilianit. Ky i fundit i tejkaloi shumë më tepër shifrat e vendosura nga Ibrahimovic dhe David Beckham në këtë drejtim. Ai përbënte më shumë se 40% të shitjeve të fanellave të klubit në një sezon e gjysmë. Ai dhe Mbappé përbënin më shumë se 80% të të gjitha shitjeve të fanellave të PSG-së, gjatë dy sezoneve të fundit.



Sidoqoftë, pas verës, Neymar nuk është më lojtari më i vlerësuar në Paris. Pasi kërkoi të kthehej te Barcelona në merkaton e fundit, raporti i tij me tifozët tifozët është armiqësuar. Kjo është arsyeja pse tifozët kanë vendosur që Mbappé është tashmë lojtari, i cili i përfaqëson ata më së miri, bashkë me interesat e klubit. Sidoqoftë, me kthimin e Neymar “nën armë”, shitjet e fanellave të tij vlerësohet se do të rriten përsëri.


Etiketa: , , , ,

Pas