Sport

Neymar i jep sinjale Barcelonës: Me Messin jemi dyshe fantastike







               Publikuar në : 18:58 - 19/07/19 |
mapo.al

E ardhmja e Neymar-it nuk dihet ende, pasi braziliani nuk ka pranuar të dalë në stërvitje me PSG-në, ndërsa kalimi te Barcelona është shumë i komplikuar. Ylli i ekipit ka lëshuar një tjetër sinjal dashurie për ekipin katalanas dhe kapitenin Lionel Messin.


“Askush tjetër nuk do të jetë si Messi. Ai është më i miri në botë, më i miri që unë kam parë duke luajtur. Së bashku formonin një dyshe spektakolare, përfekte. Të luaja përkrah tij në fushë ishte një kënaqësi dhe një nder për mua“, – tha braziliani.

Messi kërkon që të rikthejë në Camp Nou brazlianin. Argjentinasi u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të sakrifikojnë për ish-lojtarin e tyre.

Afrimi i Antonie Griezmann-it i vështirëson shumë punët, pa harruar faktin se PSG kërkon që të paguhen minimalisht 222 milionë euro cash. Francezët kanë refuzuar të gjitha ofertat e kombinuara.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas