Sport

Neymar në Barcelonë, përballje me drejtuesit e katalanasve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 26/09/19 |
ro ot

Neymar ka mbërritur në Barcelonë dhe e gjitha ka një arsye. Braziliani fluturoi me avion privat sot pasdite së bashku me babain e tij drejt qytetit spanjoll, pasi zhvilloi seancën stërvitore me parisienët. Ai do të jetë pjesëmarrës në gjyqin që ka hapur kundër ish-klubit të tij.






Ai pretendon të marrë 26 milionë euro plus kamat vonesën e pagesës nga klubi katalanas, pasi pretendon se nuk ka marrë shtesën pas rinovimit me klubin spanjoll. Barcelona po ashtu e ka paditur brazilianin, pasi pretendon se sulmuesi nuk e meriton duke qenë se u largua para përmbushjes së kontratës që e lidhte me kampionët e Spanjës deri në vitin 2022.


Gjyqi është shtyrë fillimisht pasi Barcelona kërkoi kontratën origjinale të PSG, ndërsa klubi francez nuk e vuri në dispozicion. Situata ka ndryshuar tani dhe vendimi do të merret, pavarësisht se presidenti Nasser Al-Khelaifi nuk ka dashur të depozitojë kontratën origjinale të brazilianit.

Lexo edhe :  Në PSG e duan për Champions League, por në debutim Mesi nuk shkëlqen






1






Etiketa: , , , , ,

Pas