Neymar ishte shumë i mërzitur kur mori vesh se dëshira e tij për t’u rikthyer te Barcelona nuk do të bëhej realitet. Sipas spanjolles El Chiringuito, ylli brazilian nuk ndalte dot lotët kur mori lajmin e hidhur. Sipas raportit, Barcelona telefonoi sulmuesin anësor më 31 gusht, duke i komunikuar se transferimi nuk ishte i mundur.
Sulmuesi brazilian ishte shumë i inatosur dhe i mërzitur, teksa ishte i sigurt se klubi francez do të pranonte ofertën. Njerëzit që e rrethojnë rrëfejnë se nuk e kishin parë ndonjëherë aq të mërzitur. Ai ishte gati të jepte 20 milionë euro nga xhepi i tij për t’u larguar nga Franca.