Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Parlament disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, që synojnë të heqin nga qarkullimi të gjitha format e plastikës mbajtëse. Po ashtu, parashikohen gjoba nga 1 milion deri në 1,5 milionë lekë për prodhuesit apo importuesit e tyre.
Shqipëria përdor mesatarisht 3,2 miliardë qese plastike në vit, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në lumenj dhe në det, duke u bërë ndër ndotësit kryesor të mjedisit.
Krahas përfitimit ekologjik dhe në shëndet, qeveria llogarit se nga kjo masë do të reduktohen edhe kostot e pushtetit lokal, që do të paguajë 491 milionë lekë/vit më pak për transportimin dhe depozitimin e mbetjeve.