Ekonomi

Nga 18 Maji hapen baret, restorantet, muzetë dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 08/05/20 |
mapo.al

Nga data 18 maj do të hapen njësitë e shërbimit si baret dhe restorante, vetëm në ambientet e jashtme. Ushtrimi i aktivitetit do të jetë deri në orën 17:30.


Gjithashtu planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.


Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetëkarantiim në banesë.


Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.


Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

LEXO EDHE: 

Zgjerohen “zonat e gjelbërta”, ja qytetet që rihapen nga data 11 maj

“Masat do jenë strikte”/ Manastirliu njofton edhe hapjen e qendrave tregtare

“Nëse situata do të jetë e qëndrueshme”/ Manastirliu: Ja kur hapen çerdhet dhe kopshtet


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas