Aktualitet

Nga 18 Maji hapen për studentët konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 14/05/20 |
mapo.al

Duke filluar nga data 18 maj, konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit do të hapen për akomodimin e studentëve. Një gjë e tillë bëhet me dije përmes një njoftimi nga Rezidenca Studentore Universitare e këtij fakulteti.


Në njoftim thuhet se do të zbatohen me përpikëmëri rregullat strikte të vendosur nga autoritetet shëndetësore.


“Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.


Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18 maj!”, – thuhet në njoftimi.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas