Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nga 6 qershori, çmimet e bulmetit do të rriten sërish me 10-50%

Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj. do të rriten nga 10 deri në 50 për qind

by us er1
25/05/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor, në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë.

Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj. do të rriten nga 10 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.



Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 më i shtrenjtë pas 6 qershorit. Një nga paketimet e gjalpit te deles do të shitet me 1200 lekë pas 6 qershorit nga 800 lekë që shitet aktualisht. Gjalpi i deles vasket do të shitet me 600 lek pas 6 qershorit nga 375 lekë aktualisht.

Një gotë kos 380 gram do të shitet me 55 lekë nga 50 që është aktualisht. Një shishe kos 950 gram do të shitet 137 lekë nga 127 lekë që është aktualisht. 400 gram dhallë do të shiten 40 lekë nga 32 aktualisht. Një kuti me djathë dele 900 gram do të shitet me 840 lekë nga 770 lekë (shiko listën e çmimeve te reja me poshtë).

Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi.

Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 15 për qind këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Sektori i blegtorisë është futur në një spirale krize vitet e fundit nga mungesa e subvencioneve në bujqësi dhe braktisja masive e fshatit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të bagëtive ka rënë me rreth 20 për qind gjatë 5 viteve të fundit, teksa këtë vit rënia do jetë më e shpejtë.

Fermat e vogla me pak krerë po mbyllen nga braktisja e fshatit, ndërsa fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Pas luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve të kafshëve janë rritur, ndërsa fermat nuk subvencionohen nga qeveria. Shumë shpejt prodhimet shqiptare të bulmetit do të konkurrohen nga prodhimet e importit./ Monitor

Tags: INSTATproduktet e bulmetit

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Sulm me armë në një shkollë fillore në Teksas, 19 fëmijë mes të vdekurve

Sulm me armë në një shkollë fillore në Teksas, 19 fëmijë mes të vdekurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In