Aktualitet

Nga Amerika Latine drejt Londrës, kapen dy shqiptarët që trafikuan 1 mln ‎£ kokainë (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 06/05/20 |
mapo.al

Dy persona janë akuzuar për trafikimin e mbi 1 milion paund kokainë nga Amerika Latine drejt Londrës, teksa dyshohet se e kishin transportuar drogën në një terminal nëpërmjet një kontenjeri.


Shqiptarët, të identifikuar si Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury njoftuan policinë të martën.


Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.



Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thanë se droga ka një vlerë të mundshme, nëse shitet në rrugë, më shumë se 1 milion paund.

“Ne gjithmonë i inkurajojmë punonjësit e portit të na lajmërojnë për çdo veprimtari të dyshimtë që shohin gjatë detyrës.

Jam i kënaqur që me këtë rast vigjilenca e tyre ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të kokainës”, tha komandanti i degës NCA Jacque Beer.

Bajraktari dhe Vukzaj, pa një adresë fikse, u paraqitën sot në Gjykatën e Magjistraturës së Chelmsford dhe mbahen në paraburgim derisa të paraqiten në Gjykatën e Kurorës Basildon më 3 qershor. Ata janë të akuzuar për posedimin dhe importimin e drogës të klasit A.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas