Aktualitet

“Nga “Benzi” nxorën një trup të pajetë”/ Si u zbulua fati tragjik i Jak Prengës te resorti luksoz





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 28/01/20 |
mapo.al

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tronditëse e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz. Pas një super-aksioni në disa qytete nga Forcat RENEA dhe policia e Tiranës dhe Durrësit, është zbuluar se 49-vjeçari ka ndërruar jetë, teksa ka humbur shumë gjak, pas dhunës barbare nga autorët.


Sipas policisë, pasi është dhunuar dhe rrëmbyer, autorët e kanë marrë me makinë për ta çuar në resortin “Golden”, në Shijak, por që Prenga ka humbur jetën rrugës. Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.



Si e zbuloi policia se 49-vjeçari kishte ndërruar jetë?
Policia kishte informacione se Prenga ishte marrë peng nga të afërm të Altin Hajrit, “koka” i një grupi kriminal që trafikon heroinë. Ai ka qenë në konflikt me vëllezërit e Jak Prengës për mosdorëzimin prej tyre të një sasi lënde narkotike kokainë. Përgjatë dy ditëve me radhë policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në Shijak.


Gjatë këtij aksioni te resorti luksoz “Golden”, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, prej ku kanë parë se nga një automjet me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, autorët kanë nxjerrë një trup të pajetë.

Pak minuta më vonë, makina është larguar nga kompleksi luksoz “Golden”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit. Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë, i cili është zhdukur nga vrasësit.

LEXO EDHE: 

Vritet 49-vjeçari i marrë peng në Kamëz, autorët zhdukin trupin


Etiketa: , , ,

Pas