Aktualitet

Nga biseksualiteti te adoptimi, Niki Delijorgji sqaron qëndrimet e saj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 14/01/21 |
mapo.al

Niki Delijorgji, ish-Miss Shqipëria dhe vajza e biznesmenit Mihail Delijorgji, në një intervistë për Thumb në 2017-ën, pyetur për marrëdhënien me babain, tha se “është e adoptuar” dhe se i ati “nuk e kundërshton për gjërat që bën duke qenë se në moshën e saj i ka kaluar edhe vetë”.



Gjatë pyetjeve të shkurtra në “After Party”, Niki sqaron “deklaratën”, duke thënë:


“Ishte e gjitha shaka, nëse s’e keni kuptuar.”



Në intervistën e atëhershme, modelja dhe këngëtarja pranon biseksualitetin dhe shprehet se “s’i intereson Shqipëria”.



Sidoqoftë, pak kohë më parë, në Instastory, ajo është shprehur se ndihet disi e penduar për intervistën që ka bërë atëherë, duke thënë se “do donte të fshihej fare”.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas