Futbolli ka nisur pushimet, në rang klubesh e ligash kombëtare. Natyrisht, jo të gjithë futbollistët a trajnerët i janë sulur plazheve, apo zonave të freskëta malore, sepse disave prej tyre iu kërkohet angazhim me kombëtaret. Mjafton të përmendim “Copa America”, që filloi dje në Brazil, për të thënë se Leo Messi me shokë gjenden ende në “mejdan”, në kërkim të trofeve prestigjiozë.
Sidoqoftë, shumica gjenden larg fushave të blerta, stërvitjes e topit këto ditë të nxehta qershori. Të gjithë me familjet, kanë rendur nëpër plazhet e bukura të kontinentit, ose kanë ikur larg, deri në SHBA e Dubai. Më poshtë, përmes fotove, po ju zbulojmë “koordinatat” e disa futbollistëve.
Sergi Darder, në një festë me shokët
De Ligt, pushime me partneren e tij, AnneKee Molenaar, në një destinacion parajse, që ata nuk e kanë zbuluar
Guardiola në Costa Brava duke luajtur golf
Mbappé shijon finalen e NBIA
Mouctar Diakhaby, i hipur në një motor në shkretëtirë
Jose Rodríguez, pushime me familjen e tij në Punta Cana
Iker Muniain, Iñigo Muniain dhe Markel Susaeta, me partneret e tyre
Ivan Rakitic, me gruan dhe familjen e tij, në shkretëtirë
Iñaki Williams, në Mykonos
Asensio, me vëllain e tij, në një pasdite tenisi
Gareth Bale shijon një nga sportet e tij të preferuara, golfin
Jordi Alba dhe familjen e tij
Douglas Costa bën tifo për favoritin e finales së NBA
Jan Oblak, në vendin e tij, në Kranjska Gora (Slloveni)
Gameiro, në Mykonos, me gruan e tij
Marcelo, me djalin e tij
Saul, në Tarifa
Benzema, në Los Angeles
Mo Salah ngre një “titull tjetër”, pas Champions-it
Joao Félix në Ibiza me miqtë e tij
Carles Aleña mbeti jashtë Euro U-21 dhe tashmë shijon pushimet
Stefan Saviç në vendin e tij, Mal të Zi
Denis Suárez gëzon me partneren e tij në Seychelles
Thiago Alcántara, në Cadaqués
Marc Bartra dhe Alejandro Sanz, në Seville
Özil martohet në Stamboll, pastaj nis “muajin e mjaltit”
Luca Zidane, një zhytje në jaht
Muniain rrëzitet në diell me gruan e tij, Andrea Sesma
Illarramendi, një eksplorues në Filipine
Marcos Llorente në Ishujt Maldive
“Chicharito” duke i rënë një rruge përmes Italisë.
Diego Costa bën zhytje në kanione
Koke jep lajmin e tij të madh nga Dubai
Morata në Miami
/T.S/