Aktualitet

Nga dhunë në familje te vjedhja, 6 të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:24 - 01/05/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale, të moshave nga 18 deri në 46 vjeç.





Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizikt të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.





Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe :  Tjetër aksident në Tiranë, 46-vjeçarja përplas me makinë të moshuarin


Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:


  1. M., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit;
  2. M., 32 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur;
  3. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas