Aktualitet

Nga dhuratat deri tek “panolinat”, Erla Mëhilli zbulon si është Keltis Kruja si baba dhe bashkëshort








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 08/08/20 |
mapo.al

Erla Mëhilli nuk është nga ato personazhe që e shohim shpesh në ekrane.


Zëdhënesja e ish kreut të PD-së, Sali Berisha Erla Mëhilli ka në daljen e fundit publike në “Pushime on Top” ka zbuluar detaje interesante nga bashkëjetesa me ish-deputetin, Keltis Kruja.


”Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri”, ka thënë Erla në një intervistë për Ori Nebijan.


Ndërsa e pyetur se cili nga të dy bën më shumë dhurata, Erla u shpreh se, “Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ja zgjedh unë, ndërsa unë e kam me qejf t’i bëjë dhurata vetes me lekët e Keltit, kështu që me rregull treshi i bie që ai bën më shumë dhurata”.


E pyetur se si është Keltis Kruja si baba, Mëhilli ka thënë se, me ardhjen një jetë të djalit të dytë, Kelti e ka ndihmuar më shumë edhe pse panolinat e bebit nuk i ka ndërruar kurrë.


Etiketa:

Pas