Kryesore

Nga Dogana në Durrës, HEC-i dhe hekurudha/ Avdullah Hoti shpalos projektet me Shqipërinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 03/07/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.


Hoti gjatë fjalës së tij i ka quajtur vëllazërore marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashmë duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.


Kryeministri i Kosovës tha se janë tre projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.


“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëjë me krijimin e një pike Doganore në Durrës për mallrat e Kosovës. Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.


LEXO EDHE: 

Rama pret Avdullah Hotin: Kosova me doganë në Durrës, të hapim kufirin (VIDEO)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas