Aktualitet

Nga e hëna, Lombardia vendos të hapë restorantet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:54 - 16/05/20 |
mapo.al

Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavisuri në Italinë fqinje, do të rihapë dyqanet, restorantet dhe parukeritë të hënën.


Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria italiane, Lombardia vijon të mbetet rajoni më i prekur nga Covid-19, ku aktualisht janë 34,224 persona të prekur.


Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij rajoni, menjëherë pas një takimi me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, ku është rënë dakord që autoritetet lokale të lehtësojnë masat e izolimit.


Ministri për Çështjet Rajonale dhe Autonomitë, Francesco Boccia, pohoi për CNN se autoritetet rajonale do të jenë të lirë të vendosin për rihapjen e zonave.


Ai theksoi se para se të ndërmerren hapa, drejtuesit e rajoneve duhet që lehtësimin e masave t’ia komunikojnë më parë qeverisë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas