Aktualitet

Nga e hëna mësimi në Kosovë do të zhvillohet në shkolla pa kufizime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:38 - 16/04/21 |
mapo.al

Në Kosovë duke filluar nga e hëna do të hapen shkollat pa asnjë kufizim. Ministrja e Arsimit, Abrërie Nagavci ka bërë me dije se në  të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.





Nagavci përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky vendim është marrë në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.


“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, ka shkruar Nagavci.





Postimi i plotë:                                 



Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.


Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Shqipëri- 118 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Shëndet e suksese!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas