Të rinjtë demokratë dhe të LRI po protestojnë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës nga posti. Kjo është protesta e dytë e të rinjve të dy partive opozitare brenda javës, ndërsa vjen pas asaj të 26 majit në bulevard.
Ashtu sikur ndodhi edhe javën e parë, në protestë nuk munguan simbolika si “lekët e drogës” apo “qeset me kokainë”, ndërsa të rinjtë opozitarë ironizuan me një ‘ekspozitë’ me faqet e para të disa mediave ndërkombëtare që flasin për Shqipërinë dhe drogën.
“Integrimi i vendit mbahet peng nga Rama dhe Xhafaj. Ministri i Brendshëm duhet që të largohet. Kukësinat janë në burg, ndërsa Tahiri është i lirë. Protesta do të vijojë këtu, por edhe javës tjetër në Kukës kundër tarifës së rrugës”, deklaroi Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.