Aktualitet

Nga “ferri” në “parajsë”- Milan merr një fitore të rëndësishme në Firence














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:47 - 21/03/21 |
mapo.al

E pa veten në avantazh, pastaj në disavantazh por në fund e përmbysi gjithçka dhe vendosi goli i Hakan Calhanoglu.





Milani rigjen veten, lojën dhe golat, duke shënuar 3 në Firence dhe marrë 3 pikë me shumë vlera edhe në kuadër të zonës Champions League.


Skuadra e Piolit vinte pas eliminimit nga Europa League dhe Manchester United, por pas pak minutash gjeti golin e avantazhit me Ibrahimovic.





Megjithatë, Pulgar barazoi në goditje dënimi ndërsa Pezzella iu afrua rrjetës me thembër (shtylla e ndali)…



I pafat edhe Ibrahimovic i ndaluar nga tranversa në pjesën e parë.


Pjesa e dytë nisi me gol të Ribery dhe atëherë kur u duk sikur “Djalli” ra moralisht, gjeti forcën dhe reagoi duke barazuar me Diaz dhe shënuar me Calhanoglu.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas