Aktualitet

“Nga Fjala tek Veprimi”, rekomandimet e të rinjve për arsimin e lartë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 20/04/21 |
mapo.al

SCiDEV realizoi fushatën “Nga Fjala tek Veprimi” – 8 të rinj propozojnë rekomandime për arsimin e lartë në post-pandemi





Në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA),SCiDEV po piloton programin “Nga fjala tek veprimi” duke mbështetur 8 të rinj debatues për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek aftësitë e fituara gjatë programit të zhvillimit të kapaciteteve dhe debatit me fokus sektorin e arsimit të lartë dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prill 2021.


Pasi kanë punuar me mentorët e tyre për të analizuar situatën aktuale, impaktin e COVID-19 në arsimin e lartë, të rinjtë kanë përgatitur disa rekomandime konkrete që ua propozuan kandidatëve për deputet duke i kërkuar angazhim për marrjen parasysh të rekomandimeve dhe vazhdimësi të dialogut mes ligjvënësve të ardhshëm dhe të rinjve. Takimet ishin të frytshëm për studentët për të zhvilluar më tej analizën, rekomandimet e paraqitura si edhe aftësitë e tyre për tu përballuar në debate live me vendimmarrës. Përballjet me kandidatët patën një qasje konstruktive në formën e bashkëbisedimit ku të rinjtë paraqitën analizën e tyre mbi bazë të së cilës ngritën propozimet për mënyrën sesi duhet të organizohet arsimi i lartë në post-pandemi.





Disa nga rekomandimet e të rinjve:



Mbi mësimin online


  1. Parashikimi në Ligjin për Arsimin e Lartë i mësimit online, si një nga format e mësimdhënjes.
  2. Krijimi i një fondi rezerve për studentët që vijnë nga familje në nevojë për të siguruar qasjen e tyre në internet dhe paisjen me mjete dixhitale.
  3. Zhvillimi i praktikës, si dhe i punëve në laborator është tepër i rëndësishëm për përvetësimin në mënyrë sa më efikase të aftësive që lidhen me degën e studimit, prandaj është i nevojshëm alternimi i orareve për të bërë të mundur të paktën aplikimin e këtyre orëve fizikisht në laboratoret përkatëse.

Mbi aftësitë digjitale në universitet:

  1. Nën drejtimin e ministrisë së arsimit, në bashkëpunim me donatorë apo organizata të cilat punojnë me aftësitë digjitale, duhet të përgatiten programe për zhvillimin e aftësive digjitale të stafit pedagogjik të universiteteve, për të rritur cilësinë e mësimdhënies, dhe eficencën në mësimdhënie.
  2. Nën drejtimin e ministrisë së arsimit, në bashkëpunim me donatorë apo organizata të cilat punojnë me aftësitë digjitale, duhet të përgatiten programe për zhvillimin e aftësive digjitale të studentëve për të rritur mësimnxënien, dhe eficecën në mësimnxënie.
  3. Përgatitja e një qasje kombëtare për vendosjen e praktikave në “digital literacy”, për të rritur aftësitë kognitive, dijen, si të studentëve dhe pedagogëve në përdorimin e burimeve digjitale.

Mbi shëndetin mendor:

  1. Ofrimi i shërbimit të detyruar të psikologut në universitete. Implementimi i qasjen në bashkëpunim me Urdhërin e Psikolokut e domosdoshme kjo për të mbrojtur shëndetin mendor të studentëve si gjatë pandemisë dhe pas saj.
  2. Krijimi i përmbajtjes audio dhe visuale (podasts, video), mbi mënyrat si të menaxhohet stresin, ankthin, e dedikuar për studentët.
  3. Krijimi i disa klasave të cilat kanë në fokus shëndetin mendor të studentëve dhe t’i mësojnë atyre se si mund të kujdesemi për të.

Kjo nismë e të rinjvë u realizua në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-“Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).

 

 

1



CLOSE
CLOSE
Pas