Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.
Po emri i saj nuk është i panjohur më median rozë, pasi vajza njihet ndryshe dhe me pseudonimin ‘’gangsterja e Elbasanit”.
Para disa vitesh ajo u bë e njohur pas një video ku shfaqej duke rrahur një djalë, së bashku me një grup miqsh të saj.
Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.
Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.
Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:
Dardana Aliaj – Bursë studimi
Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit
Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia
Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit
Anisa Metuku-Miss Eleganca
Trejsi Sejdini-Miss Social Media