Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!
Sapo lindi, Bota u bë me një llogari personale në Instagram dhe prindërit e saj nuk ngurruan të na e tregojnë menjëherë portretin e të voglës.
Mirëpo, emri super i veçantë i bebushes, të cilin ia paska zgjedhur Gjiko, është paragjykuar shumë nga publiku, siç tregon vetë Elita. Ndaj, ajo ka një pyetje për ndjekësit e saj:
“I kisha pyt ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj. e jo Bota?”- shkruan ajo.
Elita tregoi se e lindi të bijën me operacion, pasi doktori nuk ia lejoi një lindje natyrale dy vite pas operacionit të lindjes së Zërit. Por pse edhe djalin e lindi me operacion? Elita tregon:
“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbet komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses.”- shkruan ajo.
Por, kur u çua në këmbë pasi lindi? Menjëherë, sepse detyra si nënë dhe si bashkëshorte e thërriste.
“Menjëherë sepse kur u ktheva nga spitali Zëri ishte shumë i sëmurë me temperaturë dhe kollë. Të njëjtin virus e mori dhe Asdreni. Nana Eli u desht me marrë situatën nën kontroll për familjen.”- shkruan Elita.
Elita ka rrëfyer se ka shtuar diku tek 18 kilogram nga shtatzënia dhe ende s’e ndjen veten gati të rikthehet në ekran.