Zbardhet deklarata e shoferit të kamionit ku u kapën rreth 17 kilogramë heroinë këtë mbëmje në Portin e Durrësit.
Vlonjati, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka thënë se s’kishte dijeni për drogën.
“Nuk kam dijeni, unë jam i punësuar, isha nisur për të marrë mallra“, mësohet të ketë thënë ai pasi u arrestua nga Policia.
Droga u dyshua në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa më pas është dërguar drejt Portit të Durrësit për të kaluar në skaner.
Droga u zbulua në serbatorin e kamionit të mallrave. Destinacion kishte Malin e Zi.
LEXO EDHE:
17 kg heroinë në Portin e Durrësit, destinacion Mali i Zi, pranga vlonjatit