Nëse i hedh një sy mediave ndërkombëtare, do të shohësh se aty këto ditë ka gjetur pasqyrim edhe protesta e studentëve. Raportimi si zakonisht vjen nga Associated Press dhe pasqyrohet në disa gazeta të njohura.
Kurse në fushën ekonomike, dy lajme me trajektore të kundërt bien në sy.
Agjencia Zacks raporon se më në fund në Shqipëri ka mbërritur marka e njohur e hoteleve, Hyatt. Ajo ka nënshkruar në Shqipëri një marrëveshje për hapjen e të parës markë Hyatt me kompaninë Kastrati, që ka blerë godinën e ish-hotel Sheraton.
Hoteli me 151 dhoma do të hapet në vitin 2019. Ky do jetë hoteli i pestë Hyatt Regency në Europën Juglindore.
Nga ana tjetër, Balkan Insight në anglisht shkruan se një kompani shqiptare me lidhje të falsifikuara amerikane ka fituar një kontratë për ndërtimin e një rruge në Shqipëri. Prokurorët knë nisur një hetim pas pretendimeve se kompania ka pretenduar në mënyrë false se është pjesë e një kompanie të madhe në SHBA për të fituar kontratën e rëndësishme në Tiranë.