Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla mohon të ketë qoftë dhe një lidhje të vogël me grupin kriminal i cili fshihet pas 3. 4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit më 24 qershor 2018.
“Duke falenderuar policinë kam kuptuar nga deklarata e policisë që një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni tek nje person i papergjegjshem që është Lulzim Basha dhe ky person I papergjegjshem vuri në rrezik vijimin normal të policisë por shyqyr zotit aksioni shkoi deri në fund…
Taulant Balla nuk ka as edhe një lloj lidhje me ndonjërin prej ta, ju garamtoj me pergjegjesi penale. Jam i gatshëm të më bëhet gjyqi në Sheshin “Skënderbej” nëse do të ketë edhe një lidhje të vogël time në këtë rast…”, tha Balla
Në fund të kësaj historie, sipas Ballës, do të rezultojë se Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë cështje. “Ju garantoj që i kam gjetur disa lidhje të Bashës me këtë grup kriminal. Pres Bashën të thotë se c’lidhje kam unë me këta. Unë do t’i ruaj të enjten disa surpriza të Lulzim Bashës”, shtoi Balla,
Kreu i grupit parlamentar I PS-së tha se do të depozitojë padi penale ndaj Bashës lidhur me këtë akuzë. ”Basha kësaj here nuk do ta hedhë paq”, shtoi ai.