Aktualitet

Nga Integrimi në BE tek Berisha ‘non grata’, Rama intervistë me Grenell














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 24/06/21 |
mapo.al

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë me kryeministrin Edi Rama.






Grenell, ka pyetur drejtpërsëdrejti kryeministrin shqiptar, për nismën e marrë nga Ballkani Perëndimor për të ashtuquajturën “Mini-Shengeni”, por edhe për vendimin e DASH për të shpallur ‘non-grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.


Rama është përgjigjur, se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, dëshmon që askush s’është mbi ligjin dhe koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.







“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.



Ndërkaq, Rama falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

Lexo edhe :  Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe 'protesta' e gazetarëve nga Kosova


“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama, u ndal ndër të tjera te mosçelja e negociatave me BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendimmarrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas