Kryesore

Nga java tjetër lejohen taksitë mes qyteteve, të riatdhesuarit në banesa








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 30/04/20 |
mapo.al

Duke filluar nga data 4 maj do të lejohen taksitë nga njëri qytet në tjetrun, ku do lejohen dy pasagjerë familjarë. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.


Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase“, tha Manastirliu.


Më tej ministrja Manastirliu bëri të ditur se se vetëkarantinimi i personave që vijnë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe do të vijojë dhe do të ketë një minitorim tē rreptë nga ana e sturkturave më qëllim zbatimin e masave.



Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara” tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Një vit nga tërmeti tragjik - Nis me një minutë heshtje seanca plenare në Kuvend (LIVE)

Ministrja e Shëndetësisë ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme.


 

LEXO EDHE:

Nga Vlora në Tropojë/ 18 bashkitë që hapen nga data 4 Maj në Shqipëri


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas