Aktualitet

Nga Kim me Veliajn te festa e ambasadorit italian, çfarë s’u pa dje në Fan Zone














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 12/07/21 |
mapo.al

Tirana “Fan Zone” që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium.






Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.


Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës. Por dje nuk munguan as personazhet e njohur.







Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një selfie sëbashku.



I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian në vendin tonë që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.



Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi i preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të shobizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.

1


Etiketa: , , ,

Pas