Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nga koalicioni në koalicion dhe faji i Kryemadhit  

by us er3
02/02/2022
in Kryesore, Politika
0

Me gjuhën e ashpër ndaj ish-aleatit të saj, me të cilin ndau rrugën  jashtë institucioneve dhe po ashtu vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, Kryemadhi e sheh tashmë Bashën si armikun e LSI-së

 

Ndërsa kryedemokrati, në takim me strukturat e partisë, theksoi edhe njëherë se Berisha, Rama dhe Meta janë bërë bashkë kundër PD, kryetarja e LSI-së e cila sapo ka hyrë në koalicion me Sali Berishën mori përsipër përgjegjësinë e aleancës me Bashën, shkurtin e 2019-s.

Fajtore e cilësoi veten zonja Kryemadhi, në një intervistë televizive ku nuk i kurseu pakënaqësitë dhe akuzat ndaj ish-aleatit të saj.

“Në fakt unë jam fajtore, jam fajtore që i dhashë besën Lulzim Bashës, një të pabesi”, do të thoshte Kryemadhi. Ajo nuk e kurseu ironinë rreth motos së kryetarit të PD-së, i cili kërkon ta ndajë një herë e mirë partinë nga e kaluara, drejt së ardhmes.

“Kur je peng i së kaluarës tënde nuk mund të ndryshosh dot të ardhmen. Sot për hir të së vërtetës, situata në të cilën gjendet PD-ja, do të qartësojë dhe shumë gjëra në politikën shqiptare”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së – e cila pranoi se misioni i saj në drejtimin e forcës politike ka përfunduar me zgjedhjet e 25 prillit, që i cilësoi dështim – qartësoi edhe koalicionin me Berishën dhe të ashtuquajturin Komision të Rithemelimit.

Zonja Kryemadhi tha se ky koalicion, ku LSI mbështet kandidatët e dalë nga primaret e një pjese të demokratëve, të vendosur tashmë kundër Bashës, do të jetë vetëm për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Shtëpia e Lirisë është një koalicion i përkohshëm, vetëm për këto zgjedhje”, tha Kryemadhi, duke pohuar se LSI është angazhuar më shumë teknikisht dhe se në këto zgjedhje të pjesshme nuk ka interes politik apo elektorati.

Pasi Berisha shpalli koalicionin Shtëpia e Lirisë, pak ditë më parë, selia blu ironizoi se ish-kryeministri i kishte kthyer mbështetësit e tij në shtojcë të LSI-së.

Po ashtu, lideri demokrat e komentoi sot koalicionin Shtëpia e Lirisë, si një përpjekje e Berishës për t’i dorëzuar Partinë Demokratike LSI-së dhe “për ta kthyer në shtëpinë e Ilirit”.

Vetë presidenti Meta, i cili siç pohoi Kryemadhi do t’i kthehet drejtimit të LSI-së me mbarimin e mandatit këtë vit, zbuloi në një intervistë televizive takimin e tij me ish-kryeministrin Berisha. Pasi e cilësoi Berishën si liderin historik të PD-së duke përdorur terma vlerësues si “magnet i kësaj toke”, Meta tha se dera e tij ishte e hapur për të.
“Për të mirën e vendin bashkëpunoj me çdo njeri, i cili nuk pret integritetin, sovranitetin dhe demokracinë. Unë e kam thënë se ai është si vera, vjen dhe bëhet gjithmonë e më tërheqës dhe më demokrat”, do të thoshte kreu i shtetit, i cili pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e tij.

Zonja Kryemadhi, e cila kaloi nga pranvera e kaluar në koalicionin paszgjedhor me Bashën, në atë me zotin Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit.

Ndarja mes dy aleatëve të 2019-s, u bë e qartë dhe vendimtare, ku zonja Kryemadhi në deklaratën e saj të parë pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 Prillit, pranoi se djegia e mandateve parlamentare kishte qenë një gabim.

Megjithëse zoti Basha nuk e artikuloi kurrë hapur një qëndrim të tillë, ai do të shprehej muaj më vonë se ideja për djegien e mandateve parlamentare dhe bojkotimin e zgjedhjeve kishte qenë e kahershme e ish-kryetarit demokrat, Sali Berisha.

Kryedemokrati i mori disa faje përsipër në lidershipin e tij, megjithatë u distancua hapur pa i kursyer akuzat ndaj Berishës, si pjesë e trekëndëshit të korruptuar të “Bermudes”, bashkë me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.

Kryemadhi pranoi se kishte gabuar duke mos i besuar Ilir Metës, skeptik për bashkëpunimin me Lulzim Bashën.

Ashtu edhe si disa kohë më parë ku LSI shprehu zhgënjimin me PD-në mbi një premtim të pambajtur të listave të përbashkëta – pretendim që selia blu e rrëzoi duke thënë se aleatja kishte synim maksimizimin e votave – Kryemadhi foli për ato që i cilësoi si prapaskena të 25 Prillit.

“Po të vijmë tek një listë, ne ramë dakord për të pasur kandidatë të përbashkët”, zbuloi kryetarja e LSI, duke saktësuar se kishte pasur dakordësi për tre qarqe, Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

“Ka qenë një situatë që duam apo s’duam slogani nuk ishte Shqipëria Fiton, por Basha Fiton. Isha fajtore që i dhashë besën një të pabesi”, është shprehur ajo.

Kryemadhi ka shtuar se më 25 Prill ka pasur manipulime nga ana e PD-së. “Nëse do të ishim me një listë Basha nuk do të hynte në zgjedhje e do t’ ia linte Ramës”, është shprehur Kryemadhi.

Por megjithë pakënaqësitë e zonjës Kryemadhi dhe LSI-së me aleaten e vjetër, ajo nuk e artikuloi këtë, por përkundrazi firmosi një marrëveshje me zotin Basha, për të bashkëqeverisur pas zgjedhjeve, në rast të fitores së partive opozitare.

Edhe hyrja e LSI-së e vetme në këto zgjedhje – e cila ndryshe nga partitë e tjera aleate të PD-së për shkak edhe vendeve të mbajtura në legjislaturën e kaluar në Kuvend kishte pretendime më të mëdha elektorale – u pa si një kundërpërgjigje e ndryshimeve kushtetuese që PS dhe opozita e re bënë për koalicionet parazgjedhore.

“Nuk dua të merrem me të shkuarën. Ndihem fajtore që nuk i besova Ilir Metës në lidhje me Lulzim Bashën. Gënjeshtra është standard jetese për të. Që nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lufta që nuk do të dorëzonte godinat, të gjitha janë një-pas tjetrës. Nuk është normale që të nxjerr mesazhet me aleatët tonë. Se si Basha nuk donte ta firmoste marrëveshjen e 5 qershorit”, ka akuzuar më tej Kryemadhi.

Në një reagim të mëvonshëm, LSI i është drejtuar kryedemokratit Basha, duke përdorur termat e zotit Berisha, që i drejtohet atij si “brava”.

Sipas këtij reagimi, karriera politike e kryetarit të PD-së nuk do të kishte ekzistuar pa LSI-në, ndërsa renditeshin arritjet e zotit Basha nga koha kur u zgjodh ministër për herë të parë më 2005-n, deri edhe të zgjedhja e tij si kryetar bashkie më 2011-n.

Arritje që Basha e trumbetoi jo vetëm si një fitore absolute dhe intimiduese ndaj kryeministrit Rama, përballë të cilit garoi atëherë kur ky i fundit i numëronte tre mandate, por edhe ndaj Berishës. Sipas Bashës, çelësi i suksesit të tij në fushatën e zgjedhjeve lokale, kishte qenë pikërisht përjashtimi i figurës së kryeministrit të atëkohshëm.

“Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qenë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD”, thuhej në reagim. Vetë presidenti në një reagim, ka pohuar mbështetjen që Kryemadhi i ka dhënë Bashës, ndërsa ai publikisht ka mbajtur qëndrimin kundër djegies së mandateve. “Sa kam bërë unë dhe gruaja ime për Lulzim Bashën nuk ka bërë as gruaja e vet, ajo ndoshta nuk i dha dot as votën e saj”, do të shprehej Meta, i cili në një prej konferencave të tij ka thënë se Basha i kishte kërkuar anulimin e datës së zgjedhjeve,  për shkak të pamundësisë së kontrollit të turmave që i thirri në protesta.

Megjithëse Meta caktoi me dekret një tjetër datë zgjedhjes, Basha nuk e mori në konsideratë dhe as u takua në presidencë me Metën duke ngulmuar në alternativën e tij për dy palë zgjedhje të parakohshme, me fokusin tek largimi i Ramës si kryeministër.

LSI ka vijuar me akuzat e djegies së mandateve parlamentare, duke ia lënë përgjegjësinë Bashës, megjithëse kryetarja bashkë me deputetët e kësaj force u bë pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe protestave në rrugë.

Më herët, Kryemadhi është shprehur se kishte pasur një premtim nga zoti Basha se kjo lëvizje politike – e cila u kritikua nga i gjithë faktori ndërkombëtar – do të gjente mbështetjen e kancelares Merkel.

Megjithëse Kryemadhi e pranoi se ky koalicion ishte i natyrës teknike – për sa kohë Komisioni i Rithemelimit nuk mundet të përfaqësojë PD-në zyrtare – ajo u rrek të tregonte forcën e LSI në elektorat. Por megjithë entuziazmin që kryetarja u përpoq të shfaqte se vijnë nga të rinjtë që përqafojnë këtë forcë, rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit- që ndryshe nga PD që i cilësoi si fillimin e betejës kundër masakrës elektorale, u pranuan nga LSI – e nxorrën këtë forcë politike në ditën e saj më të keqe, që prej krijimit, me vetëm katër deputetë.

Me gjuhën e ashpër ndaj ish-aleatit të saj, me të cilin ndau rrugën e gjatë jashtë institucioneve dhe po ashtu vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, Kryemadhi e sheh tashmë Bashën si armikun e LSI-së, ndërsa ky i fundit ka zgjedhur ta shpërfillë, duke përmendur vetëm Ilir Metën, që ndoshta ashtu si Berisha ka qenë de-facto në krye të partisë, shpesh i akuzuar nga maxhoranca se është lider i opozitës, qysh se vendosi të anulonte ditën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit me një dekret presidencial.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: BashaBerishaKoalicioni me LSIKryemadhiMetaRamaZgjedhjet e 6 marsit

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Del fotoja e shqiptarit që vrau 19-vjeçarin grek në Selanik

Del fotoja e shqiptarit që vrau 19-vjeçarin grek në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In