Aktualitet

Nga komenti pikant për Edi Ramën te projektet me Ledrin, Tayna i tha të gjitha








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 14/01/21 |
mapo.al

Ndonëse kryeministri Edi Rama është në pjesën më të madhe të daljeve publike autoritar, i mprehtë ndaj mediave e shumë ironik me personat që ka përballë, shumë prej vajzave të showbizzit nuk e konsiderojnë atë të tillë.



Një koment pikant ka dhënë Tayna për kreun e qeverisë në “After party-n” e Luanës në emisionin “Shiko kush Luan”. E pyetur se  cilin konsideron si mashkullin më “sicko” në showbizin shqiptar, reperja ka thënë me nota humori “Edi Ramën”.


Kjo pyetje lidhet me këngën e saj “Sicko”, të publikuar rreth një vit më parë. Në fakt e gjithë intervista ishte e lidhur me titujt e këngëve të saj.





Ndërkohë, para dy viteve ajo bashkoi forcat me Ledrin për të sjellë këngën “A je” që rezultoi shumë e suksesshme. E pyetur nëse është për një bashkëpunim tjetër me reperin ajo është përgjigjur “Pse jo?”. Pra, të gjitha mundësit për një duet të dytë janë të hapura.

Lexo edhe :  Kundërpërgjigja për "vaksinat stok" - Rama: Ambasada franceze gaboi!

Mos ta harrojmë se Tayna ka gati projektin e dytë në bashkëpunim me Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti, një vit pas bashkëpunimit të tyre të parë “Edhe ti”.

Reperja tregoi se momentalisht është e dashuruar vetëm me veten dhe fansat e saj, duke mos na zbuluar asgjë rreth jetës personale. Ajo po ashtu u pyet se cili është lajmi më “fake” që ka lexuar rreth vetes, duke u përgjigjur “Që u kam bërë diss disa personave që në fakt nuk u kam bërë”.

Dhe së fundmi, ajo nuk ka ngurruar tu thojë “Sorry” të gjithë atyre që i ka lënduar padashje.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas