Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nga La Sapienza në kampin e Tepelenës, jeta e një doktori në diktaturë

by mapo.al
09/11/2021
in Dikur, Kryesore
0

Mjekët heronj të mbijetuar nga kampi i vdekjes në Turan. Detaje nga rrëfimi i të birit të Lluka Dhimoleas për kohën kur i ati kuronte fëmijë të sëmurë nga tifoja e dizenteria

Një bisedë mes nënës dhe babait të tij në vitet e largëta të kohës së diktaturës, do të mbetej gjatë në kujtesën e Janit. Kishte dëgjuar kur e ëma e pyeti të atin doktor, për një pacient që kishte vizituar një ditë më parë. Ishte fëmijë. “Shpëtoi grua, shpëtoi… por për dy të tjerët mos më pyet”, kishte qenë përgjigja me dëshpërim e doktor Lluka Dhimoleas. Shërbente në kampin e internimit në Tepelenë.



Ai vinte i ngrysur nga puna dhe qëndronte ashtu i heshtur. Ditës së lodhshme nëpër spitalet e qendrat shëndetësore të 65 viteve më parë, pa mjete e mundësi për të kryer misionin human, i shtohej makabriteti i xhelatëve të diktaturës mbi një grup njerëzish që ishin përzënë dhunshëm nga shtëpitë e tyre në Veri dhe ishin internuar në Tepelenë. Atje shkonte një herë në javë doktor Lluka, për të vizituar të internuarit që jetonin në kushte mizerabël, pa ushqim, pa higjienë e të detyruar të kryenin punë të rënda. Si kolegët e tij të tjerë, Lluka pa me sytë e tij, tek perëndonin përjetë, sy fëmijësh në atë kamp shfarosjeje.

Në atë kohë fëmijët e kampit i preku masivisht tifoja e dizenteria, duke shkaktuar qindra viktima brenda pak kohësh. Një rast i tillë kishte qenë edhe ai që i rrëfeu së shoqes në një prej netëve kur ai kthehej nga puna, i rraskapitur nga lodhja e dhimbja për pacientët e tij të mjerë. Na e rrëfen i biri, Jani Dhimoleo. Ai ka qenë i mitur në atë kohë kur i ati shërbente si mjek në ambulancën e Gjirokastrës. Ishte ngarkuar të shërbente një herë në javë në kampin e internimit në Tepelenë. Jani ka dëgjuar nga rrëfimet e nënës së tij për dëshpërimin e të atit, mjek i fëmijëve fatkeqë të kampit të Turanit në Tepelenë.

Nga La Sapienza në kampin e Tepelenës
Doktor Dhimolea ishte shkolluar në La Sapienza, por regjimi e kishte caktuar të shërbente në Gjirokastër e Tepelenë e më pas, do të shkonte edhe në vende të tjera, ku ishin dënuar të qëndronin në internim familjet e “armiqve të popullit”. Jo rastësisht ishte atje, sepse edhe jeta e tij ishte e trazuar në atë regjim, pasi familjarët e bashkëshortes së Lluka Dhimoleas, ishin burgosur nga regjimi si “armiq të popullit”. I kishte shpëtuar burgut apo internimit, ndoshta edhe për faktin se kishte aq pak mjekë, sa regjimi nuk e kishte luksin për t’i burgosur. Jani rrëfen vendet ku ka shërbyer i ati, Lluka Dhimolea për të na dëshmuar se ai ishte thuajse i internuar.

Pasi kishte përfunduar studimet në La Sapienza në vitin 1931, doktor Dhimolea ishte kthyer në atdhe dhe në shtator të vitit 1932, themeloi spitalin e parë në Shqipëri, që quhej në atë kohë “Zogu i parë”. Tani quhet “Nënë Tereza”. Ishte mjeku i Tiranës deri në vitin 1944. Në vitin 1945, e transferuan në Krujë. Ishte mjek i qytetit dhe nga Kruja u transferua në Peqin, si mjek i hekurudhës. Më pas, u transferua në Fier. Nga Fieri në Shkodër, nga Shkodra në Kukës dhe nga Kukësi në Tepelenë. Në vitin 1951, ai u vendos në Tepelenë. Lluka Dhimolea shkoi në Tepelenë për të zëvendësuar një tjetër mjek. Quhej Doktor Kazika. Ai i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, ndoshta edhe nga dëshpërimi. Kishte pasur fatin e keq të mbante në duar shumë viktima në çastet e fundit të jetës, ndër ta shumë fëmijë.

Dëshmi për doktorët heronj
E ndesh në thuajse të gjitha dëshmitë e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, përkushtimin e mjekëve të kampit për t’i ndihmuar të internuarit. Një copë shkresë, e cila vërtetonte bazuar në një raport mjekësor, se një i internuar nuk ishte i aftë për punë, mund t’i shpëtonte jetën. Të mbijetuar nga kampi i internimit në Tepelenë, rrëfejnë se mjekët që iu kanë shërbyer, kanë qenë shumë humanë me ta. Shumë prej tyre kanë shpëtuar jetë të internuarish, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Infermieri i kampit, Aziz Ndreu, kishte lidhje të drejtpërdrejta me mjekët. Ai i kujton me shumë mirënjohje, si njerëz që sakrifikuan shumë për të ndihmuar fëmijët, gratë e pleqtë e atij kampi.

I ka mbetur në mendje doktor Kazika, një prej mjekëve më të spikatur në atë kamp. Kujton momente të rëndësishme kur doktor Kazika kishte shpëtuar shumë të internuar, kryesisht gra, duke iu dhënë një raport mjekësor, që ata ishin të paaftë për punë dhe se kishin nevojë për kontroll në Gjirokastër.

“Për të shkuar në Gjirokastër duhet të qëndroje më shumë se dy ditë pa punë dhe kështu të internuarit i shpëtonin për disa ditë punës dhe merrnin kohë për t’u përmirësuar pak. Kështu i ndihmonte gratë duke iu hequr disa ditë mundime prej barrës me dru nëpër malet e Tepelenës apo për burrat hapje kanali në Luz. Kështu ai mund ta shpëtonte jetën”, rrëfen Aziz Ndreu në librin “Zërat e Kujtesës”.

Doktor Kazika kishte qenë mjek në oborrin mbretëror dhe ishte mjek në ambulancën e qytetit në Gjirokastër. Ai ishte caktuar të kujdesej për të internuarit dhe vinte një herë në javë në kamp, ditët e tjera të sëmurët shkonin në ambulancë. Aziz Ndreu e kujton si të ndryshëm nga të tjerë mjekë.

“Kishte një natyrë të çuditshme. Ngrihej në mëngjes, pinte gjysmë shishe konjak dhe cigare dhe nuk fuste asgjë në gojë. Një ditë më foli hapur… ishte antikomunist. Kur i thosha pse nuk ha, veç pi konjak e cigare, më tha: Unë do të vdes, si do ia bëni ju pa mua?”

Pak ditë pas kësaj bisede me infermierin e kampit, doktor Kazika ishte gjetur i vdekur në kazermën e tij. Kishte vrarë veten. Ndoshta nga dëshpërimi, nga çfarë po shihte në atë kamp tmerri në Tepelenë.

Doktor Lluka
Doktor Dhimolea i ndoqi pas të internuarit edhe në Lushnjë. Kur u mbyll kampi i Tepelenës, të internuarit u transferuan në Lushnjë, bashkë me ta shkoi edhe mjeku Lluka Dhimolea. Bashkë me familjen e tij, ai qëndroi në Lushnjë për disa vite, ku dhe do të shërbente nëpër familjet e të internuarve. Fëmijët e Llukës u rritën bashkë me fëmijët e kampit të internimit në Lushnjë. Ai kurrë nuk i ndali djemtë e tij të shoqërohen me fëmijët e kampit. I biri, Jani, kishte shokun e tij të ngushtë, fëmijën që kishte lindur në internim, Simon Mirakajn. Pas doktor Kazikës, në kampin e Tepelenës, erdhi doktor Lluka Dhimolea.

Të internuarit e kishin parë me dyshim në fillim sepse ishte në dukje shumë i ashpër. Por, do të kalonin vetëm pak ditë dhe doktor Lluka do të shfaqej njeriu human që do të shpëtonte shumë jetë në kampin e Tepelenës. “Erdhi një moment që unë i vija letrën përpara me listën e ilaçeve ose letrën për justifikim dhe ai vetëm e firmoste pa e lexuar fare.

Mbaj mend një herë, kur më tha: “Aziz do më fusësh në burg ti mua”… me të qeshur i thashë: “Po unë në burg jam për vete, pse s’vjen edhe ti…” Pastaj fliste me vete “ç’më gjeti mua me këtë…”, rrëfen Aziz Ndreu, i cili kujton edhe të tjerë doktorë që kanë ndihmuar të internuarit në Tepelenë.

“Ishte edhe doktor Kalivopulli dhe doktor Zhusti e doktor Vasili, na kanë ndihmuar jashtë mase. I kishim si baza për të na shpëtuar qoftë duke na dhënë ilaçe më shumë, por edhe duke dhënë raporte false për t’i shpëtuar nga dita e mundimshme nëpër male”.

Tags: krimet e komunizmitLluka Dhimolea

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Berisha: ‘Ballkani i Hapur’ vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Berisha: Nesër dorëzohen 4200 firma, Basha të japë dorëheqjen

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In